Ushtritë kanë dy lloje më të zakonshëm helikopterësh: helikopterë sulmi dhe helikopterë transporti. Të parët mbajnë shumë armë, të dytët mbajnë shumë peshë.
Helikopterët e sulmit më të frikshëm në botë mendohet se janë AH-64 Apache nga SHBA dhe KA-52 Alligator i ushtrisë ruse.
Apache ka fluturuar për herë të parë në vitin 1975, dhe që atëherë ka marrë përditësime të shumta. Varianti më i fundit është AH-64E.
Alligator ka fluturuar për herë të parë në vitin 1997, dhe si paraardhës ka KA-50 Black Shark.