Jeni posesiv si Demi, racional si Virgjëresha, apo i qetë dhe tolerant si Shigjetari?
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë, është interesant të shohësh sjelljen e partnerëve në rrethana të ndryshme. Kur mbizotëron xhelozia për shembull, del në pah një anë e personalitetit që deri në atë moment, mbase nuk e dinim që ekzistonte tek ne.
Horoskopi na ndihmon të kuptojmë sjelljen e çdo shenje zodiakale dhe mund të zbavitemi teksa shohim shenjat e horoskopit të kategorizuara si xhelozë ose besim plotë!
DASHI – Deshët janë shumë të sigurt tek vetja dhe e konsiderojnë xhelozinë si dobësi. Ja përse i lënë partnerit/es hapësirat e veta. Për më tepër nuk janë njerëz që torturohen nga mendimi se partnerët e tyre mund të flirtojnë me dikë tjetër.
Por, nëse shohin se nuk i respekton apo nuk ka sinqeritet, mund të shndërrohen në ‘bisha’ të vërteta. Në përgjithësi mund të klasifikohen tek shenjat të cilat kanë besim.
DEMI – Të klasifikosh Demin është shumë e thjeshtë, sepse nuk janë vetëm xhelozë ‘të tmerrshëm’, por edhe super-posesivë.
Ata e konsiderojnë partnerin/en e tyre, një pronë që duhet mbrojtur dhe duhet mbajtur larg çdo gjëje apo çdo personi që mund të shfaqë rrezik për stabilitetin e çiftit.
Përpiqen të shënjojnë ‘territorin’ në të gjitha mënyrat e mundshme, duke ‘eliminuar’ pretendentë të mundshëm që mendojnë se mund të kenë shpresë me partnerët e Demave. Mënyra se si kjo shenjë e shfaq dashurinë, mund të jetë pak ‘mbytëse’.