0

Me ëmbëlsirë dhe kafe Haradinaj uroi nënën për 8 mars.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar të gjitha grave ditën e tyre, 8 marsin. Haradinaj këtë urim e ka bërë përmes një fotografie ku shfaqet afër personit me vlerën më të madhe, nënës së tij. “Urime 8 marsi”, ka shkruar Haradinaj.

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

SHPËRNDAJE