Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, i ka dhënë fund beqarisë së saj.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin e njohur nga Gjilani, Fisnik Syla.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/fjo-mp4″]
Telegrafi kishte raportuar muajin e kaluar se çifti po planifikonin martesën gjatë muajit dhjetor, në një ceremoni shumë private dhe larg syrit të kamerave.
Lajmin për martesë e bëri të ditur vet këngëtarja Morina, përmes rrjetit social Facebook.
Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.
Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.
Ndërkohë, çifti i ri e kanë mbajtur tërësisht private martesën duke mos bërë të ditur nëse kanë organizuar ndonjë ceremoni, teksa ka qenë vetëm Fjolla ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të Fisnikut me kostumin e dhëndrit, duke shkruar në mbishkrimin e saj “burri im”.