Aktorja e njohur shqiptare ka rrëfyer momentin e parë kur mori në krahë të bijën.
Eliona Pitarka solli në jetë fëmijën e saj të parë me 22 Mars. Aktorja zbuloi se e kishte quajtur të bijën me emrin e veçantë Gala. Pas lindjes, ajo publikoi për herë të parë një foto vogëlushen në krahë, ku shkruante: “Për çdo pranverë qeshin lulet, e mua këtë pranverë më qeshën sytë e tu.”
Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
Një ndjekës e ka pyetur për ndjesinë kur e mori të bijën për herë të parë në krah. “Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot!
Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.“, është shprehur Eliona.
Më parë, Pitarka është shprehur se emrin Gala e ka zgjedhur bashkëshorti i saj, ndërsa lindja ka qenë natyrale pa epidural.