Për ku është nisur Elita kaq e rregulluar e me kurorë në kokë?
Elita Rudi është në përgatitje të një fotosesioni të ri.
Këtë e ka treguar vetë moderatorja sot me anë të disa instastorieve, meqë rast shkroi ‘shooting day’, shkruan Kosovarja.
E si zakonisht ajo mori mjaft shumë vëmendje me grim e frizurë, por edhe me një detaj tjetër, me kurorën e vënë në kokë që po e bënë të duket si princeshë.
Mbase do jetë një fotosesion familjar, tani bashkë edhe me vajzën e tyre Botën, kjo mbetet për tu parë.
Sidoqoftë, Elita po shkëlqen me këtë pamje, ndaj s’ka faj as Gjiko që e do aq shumë.