Aida Doçit i “djegin” komentet negative pas martesës me menaxherin e saj.
Këngëtarja e njohur, Aida Doçi nuk ka shumë javë që lidhjen e saj e ka kurorëzuar me martesë.
Fakti që ajo mori një burrë të martuar, ka nxitur shumë reagime në publik, shkruan IndeksOnline.
Aida ka bërë paraqitjen e radhës e që dukshëm lë të nënkuptohet se po e pengojnë kaq shumë komentet negative.
Vlen të kujtojmë se ajo u martua me menaxherin e saj, Naser Qeli, i cili është baba i një vajze.