0

Aktori i mirënjohur Jeff Bridges ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer.

Bridges është diagnostikur me limfoma, sëmundje e cila prek qelizat e bardha të gjakut.

“Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë,” shkroi Bridges në Twitter.

“Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të informuar për shërimin tim”, shtoi ai, shkruan CNN,

Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin limfatik, ose indet dhe organet që prodhojnë, ruajnë dhe mbajnë qeliza të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.

Karriera në Hollywood e Bridges shtrihet për gjashtë dekada dhe ka luajtur në mbi 70 filma përfshirë “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Leboëski” dhe “King Kong”

SHPËRNDAJE