Aktorja dhe deputetja e re e Kuvendit, Adriana Matoshi duket mjaft e lumtur përkrah partnerit.
Ajo në rrjetin e saj në instagram ka postuar një fotografi së bashku me të dashurin e saj, Keith Groeneveld, ku ka lënë edhe një shkrim.
“Dashuria pushton gjithçka”, ka shkruar ajo krahas imazhit në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.
Kujtojmë që, 41 vjeçarja njihet për role të shumta në projekte të ndryshme, nga seriali vendor “O sa mirë” dhe së fundmi në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 10 mijë e 359 vota në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.