0

Këshilla të Jennifer Lopez që do ta ndryshojnë jetën tuaj.

Jennifer Lopez është në dekadën e saj të gjashtë, dhe ajo ka qenë në botën e biznesit të shfaqjes për më shumë se 30 vjet.

Ajo u bë e famshme si valltare, këngëtare dhe aktore, dhe sot, e famshmja J.Lo ka tri martesa, dy fëmijë, mbi 20 filma, nëntë albume në studio, një linjë kozmetike dhe disa marrëdhënie për të cilat gumëzhinte e gjithë bota.

Kur lajmi i ndërprerjes së pretenduar të marrëdhënies me yllin e bejsbollit, Alex Rodriguez, u shfaq në fund të javës së kaluar, dhe më pas, për fundjavën, mohimet e këtij lajmi, ne pyesnim se çfarë jete të trazuar dashurie një diva latine mund të na mësojë?

Jennifer ka shumë këshilla, dhe disa nga citimet, të cilat na lanë përshtypjen më të fortë, ua sjellim më poshtë.

Kurseni vajzës suaj besimin në përralla

Unë jam rritur me përrallën “Do të shfaqet një princ, i cili do të të shpëtojë”, “Prisni për dashurinë e vërtetë – kjo është ajo që do t’ju bëjë të lumtur”, “Nëse nuk jeni i martuar, nuk mund të jeni të lumtur”.

Epo, lër të të tregoj, vajza ime kur ishte tetë vjeç, ajo tha: “Nuk e di nëse dua të martohem, mami”. Ky është qëndrimi i duhur! Sepse nëse ajo nuk dëshironte, pse do të duhej? Që në moshë të re, unë e mësoj atë që të dojë veten para së gjithash.

Duhet të punohet për lidhjet

Ne jemi duke punuar për disa gjëra, tha Jennifer Lopez kur ajo mohoi lajmet për ndarjen me Rodriguez.

Dhe ky është realiteti i çdo marrëdhënieje cilësore.

Në mënyrë që të mbijetojë dhe të zgjasë, duhet të punohet.

Është e nevojshme të ushqehet marrëdhënia, të investohet kohë dhe emocione, të mendohet për partnerin dhe ndjenjat e tij, por gjithashtu të pritet të bëjë të njëjtën gjë, shkruan KP.

Plakja është çështje qëndrimi

Kam kuptuar se nuk po mendoj për plakjen si të tillë, por për mënyrën se si të qëndroj e re në shpirt, përjetshëm dhe me një trup të fuqishëm.

Sigurisht, në një moment të gjithë plaken, por derisa të ndodhë kjo, ne kemi fuqinë të ndikojmë sa të fuqishëm do të jemi.

SHPËRNDAJE