0

Çifti i njohur divorcohen pas 14 vitesh martesë.

Gleb Savchenko dhe Elena Samodanova po shkurorëzohen.

Valltari 37-vjeçar i “Dancing With the Stars” dhe gruaja e tij konfirmuan se po ndahen pas 14 vitesh martesë.

Ata njoftuan për lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Pas 14 vitesh martesë, me trishtimin tim më të thellë, njoftojmë që rrugët tona po ndahen,” shkroi Elena në Instagram.

“Me zemër të thyer u them që unë me gruan time po ndahemi pas 14 vitesh martesë. Ne ende synojmë të bashkë-prindërojmë fëmijët tanë të mrekullueshëm, të cilët i duam kaq shumë dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi prindërit më të mirë që mundemi për ta. Ne kërkojmë që të respektoni nevojën e familjes sonë për privatësi gjatë kësaj kohe, ”shkroi Gleb në Instagramin e tij.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Olivia dhe Zlata.

SHPËRNDAJE