Sot është festë për familjen e këngëtarit Besnik Qaka. Vajza e artistit feston ditëlindjen e tretë.
Me rastin e ditëlindjes së të bijës, Besniku publikoi në instagram disa imazhe të bukura të vajzës, të cilës i uroi tre vjetorin e lindjes.
“Urime Ditëlindjen e 3-te ! Te don Babi shume ♥️”, shkroi artisti në instagram, me ç’rast po merr urime të shumta nga 31 mijë e 700 ndjekësit e tij. Edhe bashkëshortja e Besnikut, Lolita e uroi vajzën me fjalët më të mira, si dhe postoi disa foto mjaft të bukura të vajzës, të cilat u realizuan me rastin e festës së ditëlindjes. “Urime ditelindjen e 3-te oj dashuria ma e madhe e jona,qofsh e shendetshme dhe e lumtur perjete♥️”, shkroi ajo në instagram.
Besnik Qaka dhe Lolita Begolli kanë kurorëzuar dashurinë me martesë më 30 shtator të vitit 2017. Besniku dhe Lolita në vitin 2018 janë bërë prindër të një vajzës, Una.