0

E njohin të gjithë përmes serialt “Kara Sevda” dhe arriti të bëhet i dashur edhe për publikun shqiptarë.

Aktori i cili i dha jetë rolit të Kemajlit në serialin “Kara Sevda”, Burak Özçivit në vitin 2017 është martuar aktoren e bukur turke, Fahriye Evcen.

Muajt e fundit, në mediat turke lajmet për çiftin dhe çdo lëvizje të tyre kanë qenë të panumërta, kjo pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili do të jetë djalë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Fahriye janë duke e shijuar në maksimum këtë periudhë.

Aktori, për të qenë sa më afër familjes në këtë kohë ka marrë një vendim sa i përket punës së tij.

Buraku ka vendosur që të mos pranojë të marrë pjesë në asnjë projekt deri sa të lindë fëmija si dhe një kohë të caktuar pas lindjes. Pra si Fahriye ashtu edhe Buraku, do të bëjnë një pauzë nga angazhimet kinematografike për t’i qëndruar afër njëri-tjetrit në momentet më të mira të jetës së tyre.

SHPËRNDAJE