Atdheu lë Antonelën për ish konkurrenten e “Për’puthen”.
Atdheu i “Për’puthen”, është bërë njëri nga emrat më të lakuar kohëve të fundit në mediat rozë.
E gjithë kjo pasi u rikthye në emisionin “Për’puthen” me kërkesën e Antonelës, edhe kjo konkurrente.
Edhe pse kanë pasur një takim romantik me të cilën ka shpërndarë dhurata e përqafime, duket se Atdheu pëlqimin e mban ende te Ana e parë.
Në pyetjen se cilën e zgjidhte, Shqipen, Antonelën apo Anën? Përgjigja e tij ishte Ana, kështu duke e treguar haptazi që ende ka një pëlqim për të.