Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha.
Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, prej vitesh është në lidhje me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, Shkelzenin.
Ajo ka një lidhje të veçantë me Shkelzenin, dhe ka treguar ndër vite se ruan raporte shumë të mirë edhe me fëmijët e tij nga martesa e parë.
Armina ndërkohë u ka shuar kureshtjen disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën private që ata i parashtruan në rrjetin social “Instagram”.
Njëri prej ndjekësve e kishte pyetur modelen se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha, gjë për të cilën sipas Arminës është një privilegj i veçantë.
“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e modeles.