Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vazhdojnë që të jenë mjaft të komentuar në media pas thashethemeve se mund të jenë në një lidhje dashurie.
Edhe pse nuk kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e përfolur, në rrjete sociale shpërndahen hera-herës foto ku tregojnë se janë bashkë ngado.
Madje së fundmi po qarkullon lajmi se ish-konkurrentët e programit Përputhen janë kurorëzuar me martesë.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/andi-dhe-melisaa-mp4″]
Dyshimet për një martesë të mundshme janë bërë për shkak të një fotografie të publikuar ku shihen Melisa bashkë me Andin veshur me rroba zyrtare.
Melisa i mohon këto fjalë duke thënë: “Nuk jam martuar, nuk jam martuaaar!”, madje në live Melisa tregoi edhe dorën që nuk ka një unazë.
Por e dini si qëndron e vërteta??
Afterparty iu zbulon se në të vërtetë dyshja është në xhirimin e klipit të Lleshit. Kjo vërehet qartë edhe nga fotoja më poshtë. Kënga do titullohet “Leje” dhe pritet të vijë shumë shpejt!