0

Ana qenka në lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Ana Lleshi, e njohur si Ana 1 e “Për’puthen” është një ndër personazhet më të përfolura të këtij emisioni

Ajo është përfolur shpesh herë për lidhje dashurie, pasi ka dalë nga emisioni, por i ka mohuar çdo herë këto lajme.

Megjithatë, ditëve të fundit ka pasur zëra se ajo është në një lidhje dashure me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Arsim Abduli nga Maqedonia.

E këto dyshime i ka konfirmuar një burim i afërt me çiftin.

Ai ka deklaruar se Ana dhe Arsimi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë jashtë kamerave dhe publikut.

Deri më tani, asnjëri nga ta nuk ka folur rreth kësaj romance.

Ndryshe, derisa ishte në “Për’puthen” Ana ishte e afërt me Atdhe Gjeravinën nga Gjakova.

Madje pasi kishte dalë dhe ishte kthyer në emision për një intervistë, Atdheu e kishte puthur.

Por, gjërat ndërmjet tyre u ftohën pasi ajo nuk vazhdoi më të jetë pjesë e emisionit, ndërsa Atdhetu filloi njohjen me vajzat tjera.

SHPËRNDAJE