Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë.
Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, u bënë prindër të një djali. Lajmi është bërë i ditur nga vet artistja, e cila ka ndarë një postim në “Instagram” me foshnjën në krah.
“Ne nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo. 34 vjeçarja i dha fund beqarisë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Florida.