
Agnesa feston ditëlindjen, a e keni idenë sa vjet mbushi sot?
Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj sot feston 35-vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.
Me këtë rast Agnesa pranoi urime të shumta nga shoqëria, fansat dhe familjarët e saj, duke i uruar asaj më të mirat.
Agnesa është njëra prej fytyrave publike më të komentuara në mediat roze si për jetën profesionale ashtu edhe private.
Vitin e kaluar, Agnesa ishte pjesë e një projekti bashkë me emra të njohur të Miss Globe.
“I’m standing with you”, kënga e Warren Diane, këndohet në gjashtë gjuhë, flitet në 15 dhe shkruhet në 23.
Në shqip interpreton modelja Agnesa Vuthaj. Ndryshe, kujtojmë se Agnesa në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, teksa vetëm një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri. Në 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”.