0

Edhe pse u diskutua se shumë, ora do të qëndrojë e njëjta dhe duket se edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si më parë.

Duket se Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Zvicra dhe shumë shtete europiane nga e shtuna, 24 tetor deri të dielën 25, kanë vendosur që akrepat të kthehen nga ora 3 e mëngjesit në 2 e mëngjesit.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Kujtojmë që ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më praktike.

SHPËRNDAJE