0

Arta Bajrami është ndër këngëtaret që vazhdon të mbetët shumë e dashur për publikun.

Edhe pse jo shumë aktive në muzikë, këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen

Arta Bajrami për dekada me radhë i solli publikut hite të padiskutueshme, shkruan Kosovarja.

Bagazhin e karrierës së saj prej fillimit e gjerë më sot ia besoi vëllait të saj, producentit të njohur Don Arbas, i cili është po ashtu mjaft i kërkuar në tregun muzikor.

Edhe pse, Arta kohët e fundit është parë më shumë e pranishme në manifestime të ndryshme festive apo mbrëmje të ndryshme muzikore, madje duke ndërruar edhe stilin saj të muzikës duke kaluar në atë popullore për t’iu përshtatur me gjasë audiencës.

Kjo ka bërë që publiku ta pëlqejë mjaft shumë si zakonisht këngëtaren e njohur Arta Bajramin.

Ditë më parë Arta përveç ndryshimit në muzikë ndryshoi edhe në pamje, ku e kishte theksuar vetë këngëtarja se këtë ndryshim e kishte bërë për hir të vjehrrës.

E sot, Arta prapë është shfaqur me një ndryshim të ri që po i shkon shumë mirë.

Me siguri prapë këtë ndryshim e ka bërë për vjehrrën e saj, pasi që ajo e ka pëlqyer Artën më shumë biondinë.

Mirëpo, jo vetëm vjehrrës kësaj radhe kushdo që do ta sheh do t’i pëlqejë mjaft shumë.

Arta është ndër ato femra që posedon një bukuri të tillë, ku çfarëdo ndryshimi të bëjë i rri shumë mirë.

SHPËRNDAJE