Ai përmes roleve të tij në serialet e njohura ka arritur të rrëmbej zemrat e publikut.
Aktori vizitoi tokën e shenjtë Aktorin turk, Saruhan Hunel të gjithë e njihni për rolin e Esmerit në serialin “Vitet e humbura”, serial ky i cili u transmetua në RTV21.
Saruhani vazhdon ende të mbetet i pëlqyer dhe shumë i dashur për pulbikun. Aktori është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht i mbanë të informuar fansat për të rejat e tij.
Së fundmi, Saruhani apo siç njihet te ne “Esmeri” ka vizituar tokën e shenjtë në Arabi për Umre.
Umreja, është vizitë në vendin e shenjtë, e cila bëhet jashtë kohës së haxhit. Akotri 48 vjeçar, në rrjetin social Instagrm ka ndarë disa fotografi me veshjen e ihramit duke i kryer disa nga obligimet.
“Allahu e dhuron bekimin e tij ndaj të gjithëve që e duan atë” , kishte shkruar aktori poshtë fotografive të publikuara.