0

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani para disa ditësh martoi djalin me një dasëm madhështore.
Aty kishte shuimë musafir.

Por, Remzie Osmani nuk e ftoi këngëtarin e njohur Danin në dasmën e djalit.

Njëra ndër dasmat që ka bërë bujë kohëve të fundit në vendin tonë ishte dasma e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit. Dasma e madhe e Hamzës, djalit të Remzies ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe të fushave tjera.

Për dallim nga shumë emra publik që ishin të pranishëm në dasmën e djalit të Remzies, në këtë dasmë ka munguar këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani, shkruan rtv21.

Këtë sot e bëri të ditur vetë këngëtari në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, i cili tregoi që Remzie Osmani nuk e ka thirrur në dasmën e djalit. Dani tha që kjo nuk është për tu çuditur dhe nuk ia zë për të madhe, sepse sipas tij, është e pamundur që të harrohet dikush, ose nuk ka mundësi që t’i thërras të gjithë.

Dani uroi martesën e djalit të Remzies si dhe martesën e vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës dhe e falënderoi për ftesën, duke kërkuar falje që nuk ka mundur që të jetë pjesëmarrës.

Ramadan Krasniqi-Dani më tutje tregoi që djalin do ta fejojë sot një javë, derisa foli edhe për dasmën e djalit të tij, me ç’rast tha që Remzie Osmanin do ta thërras të parën. Ndryshe, projekti i fundit i Danit është bashkëpunimi me Faton Isufin “Shko”, i publikuar para katër ditësh.

SHPËRNDAJE