U bë e famshme fal rolit të saj si aktore e serialeve turke.
“Mos ma lësho dorën”, është seriali i ri që ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21.
Rrëfim shumë i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku.
Pjesë e serialit janë aktorë të ndryshëm, të cilët i pamë edhe ne seriale tjera. Në mesin e tyre është edhe aktorja Cemre Gümeli në rolin e “Xhansus”.
Në rolin e saj ajo luan një karaktet të një vajzë e cila ka përfunduar shkollimin dhe është punësuar si arsimtare në një shkollë. “Xhansu” ndikohet shumë nga nëna e saj, e cila vazhdimisht nxit probleme mes “Xhansus” dhe “Azrës”.
Aktorja jashtë këtij roli është një person ndryshe por, e lidhur shumë me botën e artit.
“Xhansu” ka lindur në vitin 1991 dhe tani është 27- vjeçare, megjithatë pamja e saj bie në kundershtim me këtë moshë.
Cemre ka mbaruar fakultetin e Arteve dhe Menaxhimit të Kulturës në Universitetin Bilgi të Stambollit.
Përveç aktrimit, aktorja ka talent edhe për piano si dhe ka luajtur balet për shumë vite. 27-vjeçarja ka marr pjesë edhe në seriale tjera si dhe në disa shfaqje tatrale.