Egzona Muqiqi po vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolura të showbizit.
U bë e njohur si gruaja e Albatrit Muqiqit, dhe tani famën e madhe po e arrin vetë me paraqitjet e saj, përcjell ORAinfo.
Muaj me parë ajo u bë nënë e dy binjakëve. Pak ditë pas lindjes ajo ju kthye punës në dyqanin e saj.
Egzona është shoqe e ngushtë e kunatës së Leartës, Neca Jakupit.
Të dyja kohëve të fundit kanë nisur të shkojnë në palestër.
E nga atje, ato sot kanë publikuar një video ku shfaqen të veshura me rroba sportive para se t’i nisin ushtrimet.
Edhe pse të dyja nëna, trupat e tyre po duken si ‘peshk’. /ORAinfo/