Leonita Lekaj është e fejuara e futbollistit të mirënjohur shqiptar, Granit Xhakës.
Ajo njihet për paraqitjet e saj plot stil dhe për këtë komentohet shumë jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe nga ato të huaja, përcjell ORAinfo.
Leonita sot feston ditëlindjen dhe në këtë ditë mori urime të shumta që në orët e para të mëngjesit.
E një nga urimet më të veçanta është ai i aktores së mirënjohur turk, Amine Gulsen e që duket se është shoqe me Leonitën pasi burrat e të dyjave luajnë në të njëjtën skuadër./ORAinfo/