Ajo me rolin e saj i ka bërë të gjithë për vete.
Vogëlushja e rritur pa përkujdesjen e prindërve dhe me probleme në të folur, ka rrëmbyer zemrat e publikut me rolin e saj në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”.
Emri i vërtet i “Omyr” është Omrum Nur Çamçakalli, ajo në muajin e pestë të këtij viti do t’i mbushë 9 vjet.
Aktorja turke debutoi në skenën me rolin e saj në serialin “Kirgin Çiçekler”, transmeton rtv21.
Vogëlushja e heshtur po e shijon suksesin që e arriti në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” që u realizua gjatë vitit 2017/2018.
Aktorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ,ajo herë pas here publikon fotografi në llogarinë e saj Instagram ku ka mbi 124 mijë ndjekës.