0

Gresa publikon fotografitë më të mira nga kanagjegji i saj.

Vajza e Shkurte Fejzës, Gresa po i jep fund beqarisë.

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli këtyre ditëve po i jep fund beqarisë. Ajo të mërkurën ka mbajtur kanagjeqin, ku ishin të ftuar kryesisht gra, familjare, kolege të saj dhe të nënës Shkurte Fejzës.

Gresa mbrëmë ka publikuar fotografitë më të veçanta nga kjo festë e cila është mbajtur në qytetin e Prizrenit ku pjesë e të cilës përveç familjarëve dhe shoqërisë të ftuar ishin edhe shumë fytyra publike si: Mihrije Braha, Motrat Mustafa, Remzie Osmani, Shqipe Abazi, Edona Llalloshi etj, shkruan rtv21.

Në këtë ditë të rëndësishme, Gresa dhe Shkurta kanë kënduar një këngë me tekst emocionues kushtuar nënës dhe bijës, me të cilën i përlotën të gjitha të ftuarat.

Gresa në këtë aheng ka ndërruar disa herë veshjen ku nuk mungoi as veshja tradicionale e kombinuar me modernen.

SHPËRNDAJE