Adelina Tahiri është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që në këto vitet e fundit është komentuar shumë në media e në publik që nga momenti i lidhjes së saj me avokatin e njohur maqedonas.
Mirëpo, ajo ka vendosur të mos i dëgjojë komentet negative dhe të shijojë kohën me burrin e saj dhe me djalin e lindur para pak muajsh, shkruan ORAinfo.
Ata sidomos në këtë kohë kanë qenë vazhdimisht bashkë, e këtë e kemi vërejtur në fotografitë e ndryshme që Adelina i ka postuar në Instagram.
E sot, ajo ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet në një dhomë luksovë por bie në sy pamja e saj jo në gjendje të mirë e flokët e saj të parregulluar./ORAinfo/