Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka kall atmosferën në emision.
Këtë të diel të ftuar në emisionin “Kojshia Shoë” në RTV21 ishte kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Bahtiri ka folur për angazhimet e tij në sferën e politikës dhe jo vetëm.
Në “Kojshia Shoë” ai ka folur edhe për familjen e tij, e cila jeton në Holandë.
Përveç këtyre, Bahtiri në këtë emision krijoi një atmosferë duke kënduar disa këngë folklorike bashkë me këngëtaren e njohur, Flora Gashin. E krejt në fund moderatori i emisionit kishte përgatitur një surprizë për kryetarin duke i ftuar disa vallëtarë në emision.
I pyetur se a është valltar i mirë Bahtiri është përgjigjur se më shumë ka dëshirë t’i shoh të tjerët duke vallëzuar mirë.
“Nuk muj me thonë që jam vallëtar i mirë por, kam dëshirë me i pa ata që vallëzojnë mirë”, ka thënë Bahtiri. Pjesën kur Bahtiri fillon të vallëzojë mund ta shihni nga minuta 45.33.