0

Xhensila Myrtezaj është këngëtarja nga Shqipëri, e që me zërin, elegancën dhe thjeshtësinë e saj u bë një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Ajo dhe aktori i njohur Bes Kallaku, janë martuar para pak vitesh dhe dasma e tyre madhështore e me shumë të ftuar pushtoi mediat rozë për disa javë rresht, përcjell ORAinfo.

Tani ata janë prindër të një vajze, që e kanë quajtur Ajka, dhe gjatë kësaj kohe Xhensila është larguar nga skena për t’iu përkushtuar rritjes së vajzës.

Xhensila krahas përkushtimit familjar është mjaft aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.

E sot përmes një video ajo tregon se po e shijon kohën me diell dhe po duket mjaft bukur si gjithmonë me thjeshtësinë e saj. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE