Shkëndije Mujaj është shumë e njohur për publikun.
Ajo e filloi karrierën si këngëtare.
Por, këndimin e la pas, duke u promovuar pastaj me format e saj trupore, shkruan ORAinfo.
Shkendija edhe më tutje vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të shumta.
Ditë më parë ajo humbi personin më të dashur në jetë, nënën.
E këtë dhimbje, ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, përmes disa fjalëve shumë prekëse.
“Nusja më e bukur që kam pa ndonjë herë”- ka shkruar ajo./ORAinfo/