Aurela Gaçe është një nga këngëtarët më të njohura shqiptare.
Ajo karakterizohet me një zë të fuqishëm.
Ajo është shumë aktive në rrjetin social ku përveç fotografive nga jeta profesionale, herë pas here ndan me fansat e saj momente nga jeta private.
Së fundmi në InstaStory këngëtarja 44 vjeçare ka postuar një video, në të cilën shihet në palestër duke ushtruar. Ushtrimet në palestër duket se asaj i ndihmojnë për ta parandaluar plakjen.
“Duke e parandaluar plakjen”, ka shkruar Aurela mbi videon e publikuar.
Ndryshe, Aurela Gaçe bashkë me miken e saj, Eli Farën ishin pjesë e festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Zemra rratatata”, ku edhe rrëmbyen çmimin e dytë.