Mirsa Kërqeli vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun.
Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj, shkruan ORAinfo.
Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.
Në profilin e saj në Instagram, Mirsa poston fotografi të fëmijëve, ku shihet se që të dy janë rritur.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.
E sot përmes një postimi, Mirsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Maqedoni.
Ajo gjithashtu uroj shërim sa më të shpejtë për ata që përfunduan të lënduar nga ky aksident./ORAinfo/