0

Shyhrete Behluli është një ndër emrat më të përfolur të showbizit shqiptar.

Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, e këtë simpati të publikut e pati që në daljen e parë në skenë.

Shyhrete Behluli është emër i dëshmuar në muzikë, këngëtare zë ëmbël e mjaftë e hijshme, shkruan Kosovarja.

Talentin e saj, i pari e zbuloi profesori i muzikës, z.Ibrahim Hamiti, i cili e përkrahu, e angazhoi që Shyhretja me të gjitha forcat t’i përkushtohet këngës. Merita të mëdha që ajo të arrijë majat e suksesit, ka edhe rrethi familjar si babai e gjyshja.

E rrallë që gjyshet e saj kohe ti inkurajonin vajzat e mbesat që ti hynin rrugës së muzikës e të bënin karrierë, por ja që gjyshja e Shyhrete Behlulit e donte këngën dhe pëlqente që mbesa e saj të bëhej këngëtare me nam.

Shyhretja është ndër emrat më të dëshmuar në muzikë, me një mori këngësh hite e bashkëpunimesh shumë të suksesshme.

SHPËRNDAJE