0

Zanfina Ismaili është këngëtarja e njohur nga Prishtina dhe që u bë shumë e njohur që nga paraqitja e parë si këngëtare dhe si motra e Adelina Ismaili.

Ajo u bë pjesë e pandashme e skenës muzikore shqiptare për disa vite rresht, por tani ajo është larguar krejtësisht nga skena dhe ka deklaruar senuk do të kthehet më, përcjell ORAinfo.

Edhe pse u largua nga skena, ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe poston fotografi e video nga më të ndryshmet.

Sot, ajo ka postuar një fotografi me djalin e Adelinës, Uliksin. Zanfina shihet duke luajtur me të e duke e dashur aq shumë nipin./ORAinfo/

SHPËRNDAJE