0

Majlinda Zeka është ish e dashura dhe nëna e djalit të reperit të njohur, Majk.

Ajo u bë shumë e njohur për publikun që nga lidhja e saj me reperin e më vonë edhe më shumë pas lindjes së djalit të tyre, Roanit, përcjell ORAinfo

Në këto ditët e fundit ajo pati një diskutim të gjatë me Majkun për djalin, ku i pari e filloi reperi duke e akuzuar Majlindës se nuk po e lë ta shoh djalin, dhe menjëherë pas kësaj vjen deklarata e Majlindës, e cila e mohon atë dhe thotë se është Majk ai I cili nuk ka pasur dëshirë të jetë një baba shembullor për Roanin.

E sot ajo gjendet në Stamboll ku duket se ka shkuar të qetësohet pas atij konflikti, dhe çka bie në sy është se Majlinda duket aq bukur dhe se po e shijon kohën atje./ORAinfo/

SHPËRNDAJE