Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.
Tuna Sejdiu e cila njihet si njëra ndër këngëtaret e dashura të publikut sapo zbuloi se ajo tashmë është bërë nënë për herë të dytë.
Përmes një postimi në pofilin e saj të Instagramit Tuna tregoi se ajo tashmë është nëna e dy djemve.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/tuna-mp4-11″]
Tuna ka vendosur ta emërojë djalin e saj të dytë me emrin Zen dhe u shpreh tejet e lumtur përmes mbishkrimit të bëhej nënë për herë të dytë.
Nuk dihet ende se kush është babai i djalit të Tunës pasi këngëtarja pas ndarjes me Patris Berishën nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje të re por presim për detaje të reja.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës”, shkroi Tuna.