0

Konkurrentja shpërthen në lot, akuza dhe kundër akuza me jurinë.

Viola, një nga konkurrentet më të kritikuara të mbrëmjes së sotme, është prekur nga komentet e të ftuarës speciale të jurisë. Ajo më vonë edhe ka filluar të emocionohet duke e akuzuar stilisten e re kosovare, “ka ardhur me sëpatë për të më rënë mua” .

Donika Loci është shprehur se ajo vetëm po komenton veshjen dhe se nuk ka asnjë gjë personale me vajzën. Pas komenteve të jurisë tek sfilata e saj, ato kanë vazhduar debatin edhe pas performancës së një tjetër konkurenteje, Enxhit.

Viola i përgjigjet në një pjesë të debatit se ajo nuk e kupton kur flet Donikën. “Nuk e kuptoj gjuhën e saj, është pak e vrazhdë” është shprehur ajo duke ironizuar të ftuarën e jurisë.

SHPËRNDAJE