Gold Ag për të birin: “Djali jem i urtë, kjo dorë është e sigurtë”
Gold Ag dhe bashkëshortja e tij pesë muaj më parë fituan epitetin më të bukur, prind.
Reperi i njohur dhe i dashur nga publiku u bë baba i një djali, që e quajtën Gueril, shkruan Kosovarja.
Çifti janë mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë kështu shpesh edhe fotografi familjare, por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm që të mos ia zbulojnë portretin të voglit të tyre.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/goldag1-mp4″]
Sot në pesë mujorin e Guerilit, babai i tij i bën një premtim publik.
“Djali jem i urtë, kjo dorë është e sigurtë. Sot 5 muaj 28 Prill” ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë ku shihen duart e të dyve.
Kujtojmë se Golg Ag është gjithashtu edhe shumë aktiv në skenën muzikore, duke u kujdesur të sjellë vazhdimisht hite të reja.