Rita Ora në një lidhje të re dashurie?
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Rita Ora, është bërë përsëri lajm i mediave rozë. Ditëve të fundit ka qarkulluar një foto në rrjete sociale, ku shihet Ora e përqafuar nga regjisori Taika Waititi.
Sipas The Sun, ata kanë qenë duke u takuar tashmë një kohë dhe janë të lidhur pothuajse tashmë “një muaj”.
Një tjetër burim tha po ashtu se “Çifti janë bashkë tashmë nga muaji mars, por i kanë mbajtur gjërat të fshehta. Gjithsesi, e gjithë shoqëria e qiftit të ri, janë në dijeni të kësaj romance”.
Javën e kaluar, Ora ishte në Australi si juri në “The Voice”, ku edhe u kap nga fotografët së bashku me regjisorin, tashmë të dashurin Ëaititin, aktorin Chris Hemsëorth, gruan e tij Elsa Pataky dhe aktorin Matt Damon. Disa fansa po ashtu e kishin parë çiftin në një bar në Big Poppas, në Sydney.