Granit Xhaka bëhet sërish baba, vjen në jetë Laneya.
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, është bërë baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë mirëpritur në jetë një tjetër vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Laneya.
Ka qenë vet futbollisti shqiptar ai i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar një footgrafi me vajzën e porsalindur në Instagram.
“Unë më nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani i kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021″, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Ndërkohë urimet e shumta nga ana e ndjekësve dhe një pjesë e mirë e fytyrave publike nuk kanë munguar për çiftin e njohur.
Leonita dhe Graniti përndryshe janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana.