0

Fero dhe Arbenita bëhen prindër për herë të parë.

Çifti i njohur i estradës, Fero dhe Arbenita Ismajli, janë bërë prindër për herë të parë.

Reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, dhe modelja e njohur mirëpritën në jetë një vajzë.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vet Arbenita me fansat, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Ajo publikoi një imazh ku shfaqej bashkë me vajzën e porsalindur në krah, vetëm pak momente pas sjelljes së saj në jetë.

“24 prill”, shkroi Ismajli në mbishkrimin e fotografisë, duke nënvizuar kështu datën e sotme, si ditën e veçantë kur edhe u bë nënë për herë të parë.

Ajo ka mbuluar fytyrën e vajzës me një emoji në formë, duke dashur që kështu të ruajë privatësinë e saj me ndjekësit në Instagram.

Fero dhe Arbenita përndryshe njihen si një prej çifteve më të ndjekur dhe të komentuar në estradën shqiptare.

SHPËRNDAJE