0

Leonora Jakupi: Uroj që Ramazanët e tjerë të na gjejnë në rrethana e kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka treguar disa herë në intervista se është një myslimane e devotshme.

Ajo agjëron përgjatë gjithë Muajit të Ramazanit, teksa kohëve të fundit ka ndarë me ndjekësit disa nga përvojat e saj gjatë periudhës së agjërimit.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, këngëtarja Jakupi u ka uruar ndjekësve të saj që muajt e tjerë të Ramazanit, të jenë edhe më të mira se ky që po përjetojmë sivjet.

“Syfyri i nëntë! Dalshim nga ky Ramazan më të mirë në shpirt, më të pastërt në ndërgjegjje, më të shëndetshëm, dhe më të devotshëm në adhurimin e krijuesit fuqiplotë! Uroj që Ramazanet e tjerë të na gjejnë në rrethana dhe në kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri”, ka shkruar Leonora.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Luj Luj”, të cilën ajo e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/leon-mp4″]

Ndërkohë në një video të publikuar për fansat e saj në faqen e saj në Facebook, ajo konfirmoi se është në përgatitje të disa projekteve muzikore, që do të jenë gati së shpejti për publikun.

SHPËRNDAJE