Si u dashurua Merita Spahiu nga Prizreni në bukuroshin e Llapit?
Edhe sot e kësaj dite, Merita Spahiu mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore, që shkëlqen sa herë që shfaqet në publik.
Në vitet e 80-ta ajo ishte yll dhe të gjithë e admironin për zërin, por edhe pamjen e saj të jashtme, që reflektonte shumë pozitivitet.
Pra, Merita ishte e mira me të gjitha të mirat, e cila kishte edhe një karrierë tejet të sukseshme në estradën muzikore në Kosovë.
Ajo, me të ardhur në Prishtinë, ku edhe nisi studimet, u dashurua në kolegun e saj Nysret Muçiqi, i cili ishte këngëtar i njohur, por edhe djalë shumë i pashëm.
Epo, nuk e kishte shumë të vështirë Nysreti t’ia vidhte zemrën Meritës.