Dalin pamjet nga martesa e Lady Gagës.
Lady Gaga u shfaq me fustan nusërie për filmin e ri “House of Gucci”.
Këngëtarja, 35 vjeçe, luan Patrizia Reggiani, më vonë e burgosur për planifikimin e vrasjes së shefit të modës Maurizio Gucci, portretizuar nga Adam Driver, 37 vjeç, shkruan The Sun.
Xhirimet për martesën e bardhë u zhvilluan të enjten në Romë, Itali.
Gaga ka pushtuar top listat dhe tani ajo po bën gjurmët e saj në botën e Shampanjës.Ylli i pop-it së fundi bashkëpunoi me Dom Pérignon.
Autorja e shumë hiteve, në imazhin promovues të markës u pa duke mbajtur në duar një pije të cilësisë së mirë të vitit 2006, me një shishe të errët ngjyrë vjollce.
Së fundi, rojtari i këngëtares, Ryan Fischer, i cili ishte plagosur muajin e kaluar, u lëshua nga spitali.