0

Ryva Kajtazi: Do t’jua sugjeroja të gjithëve një pushim në Maldive të paktën një herë.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka rrëfyer së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, pesë datat më të rëndësishme të jetës së saj.

Ndër to, ajo ka cekur datën e martesës së sa, 29 gushtin e vitit 2014.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Fidani, kishin vendosur që kurorëzimin e dashurisë së tyre me martesë ta bënin në një ceremoni private në Ishujt Maldive.

Përgjatë bisedës, këngëtarja e hitit “Barnatorja”, tregoi se si e kujton momentin më të rëndësishëm të jetës së saj.

“Në atë kohë më ka ardhur një befasi e madhe për ta bërë ceremoninë atje dhe kemi kaluar një pushim të jashtëzakonshëm. Një kujtim shumë i bukur që s’do ta harroj asnjëherë, gjithçka ka shkuar mirë, perfekt”, ka thënë fillimisht Ryva.

Ky muaj mjalti erdhi për këngëtaren si një pushim i qetë pas një kohe me shumë ngarkesë, teksa thotë se do t’ua sugjeronte të gjithë njerëzve që të vizitonin vende të tilla së paku një herë.

“Iu kisha sugjeruar krejt njerëzve me pas një pushim të tillë të paktën një herë, s’ka lidhje a në martesë apo pas martesës. Sidomos për njerëzit që duan të bëjnë një pushim të qetë. Ti [i referohet Libertës] e din sepse ke qenë në një prej këtyre vendeve. Unë për vete ndoshta pse jam lodhur prej tollovive, kështu që pushimi i qetë ishte i mirëpritur. Si i hapje sytë me një pamje të tillë, ti ke qenë i relaksuar, s’kishe nevojë të bëje diçka për t’u ndjerë mirë, kështu që ka qenë një prej gjërave më të bukura që kemi bërë”, ka deklaruar Kajtazi.

Ryva përndryshe prej vitesh jeton me bashkëshortin e saj Prishtinë dhe ka dy fëmijë: Dorelën dhe Fronin.

SHPËRNDAJE