Këngëtarja Vjollca Buqaj, ishte e ftuar në “Me 21-in” në Radio 21, ku prezantoi projektin e ri muzikor “Kush je”.
Meqenëse intervista u zhvillu më datë 1 prill, që njihet si dita e gënjeshtrave, moderatori i programit u përkujdes që ta gënjente këngëtaren.
Ai i tha se videoklipi i këngës “Kush je” që u publikua dy ditë më parë, është fshirë nga YouTube.
Kjo habiti këngëtaren, e cila u step për pak… Pas kësaj, këngëtarja u befasua me një mesazh nga djali i saj, Artiri, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin ajo nuk e ka takuar qe 3 vjet.
“Përshëndetje Maksi! Nëse mund t’ia përcjellni këtë mesazh nga unë mamit. E dashura mamushe, zëri yt dhe këngët e tua janë frymëzuese jo vetëm për mua që jetoj larg, mirëpo edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ti je inspirimi im dhe krenaria e gjithë familjës. Të uroj suksese të mëtutjeshme dhe shresoj që do të bëhemi bashkë shumë shpejt. Të dua. Artiri“.
Buqaj u emocionua edhe nga befasia e mikeshës së saj, këngëtares Violeta Kajtazi.
Ajo zbuloi për dëgjuesit disa momente interesante me Buqajn dhe tha se mezi pret të kalojë kjo pandemi e të rikthehen së bashku në koncerte.