Edhe Fifi feston ditëlindjen.
Sot është një ditë e veçantë në kalendarin e Fifit.
Këngëtarja e cila pak ditë më parë lansoi këngën ‘Manijak i dhimbjes’ mbushë të 27-at e saj.
Fifi ka qenë goxha e përfolur edhe për shkak të jetës private. Madje, kohët e fundit është aluduar për një lidhje të mundshme mes saj dhe Fation Kuqarit, të cilin e mori edhe në klipin e ri.
27 vjeçarja nuk dihet se kur do flasë hapur për dashurinë e jetës së saj. Vetëm një gjë dihet se Fifi në tekstet e saj çdo herë vuan për një dashuri ‘të pamundur’.
Ndryshe, Fifit i urojmë edhe shumë vite tjera.