0

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazim, ka folur për situatën në familjen e saj pas infektimit me koronavirus.

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka dalë nga spitali dhe po vazhdon të trajtohet në shtëpi.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/alm-mp4″]

Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falënderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19.

Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, ka shkruar Almeda në InstaStory.

Kujtojmë se Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së dytë.

SHPËRNDAJE